fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Berisha: Sot doli lajmi se dora e zezë e Ramës dhe Ballës ka shkatërruar të dhënat e Censusit

Share

Nga dritarja e shtëpisë së tij Sali Berisha tha se sot dolën lajme të cilat ndonjëherë nuk i kanë marrë as edhe në netët më të zeza të pushtimeve shekullore.

I shtoi se dora e zezë e Edi Ramës dhe Taulant Ballës ka rrëmbyer, ka shkatërruar të dhënat e regjistrimit të përgjithshëm të popullatës.

Berisha: Marrim lajme të cilat ndonjëherë nuk i kanë marrë as edhe në netët më të zeza të pushtimeve shekullore. Sot doli lajmi se dora e zezë e Edi Ramës dhe Taulant Ballës ka rrëmbyer, ka shkatërruar të dhënat e regjistrimit të përgjithshëm të popullatës. Nga koha e Skënderbeut, në të gjithë shekujt e Perandorisë Osmane, në 110 vite shtet shqiptar, kjo është hera e parë që një qeveri me dorën e saj të zezë, prish regjistrimin e popullsisë. Ky është një krim i shëmtuar antikombëtar. Me këtë krim, Edi Rama do të mbulojë 2 krimet e tij më të mëdha të këtij 10-vjeçari.

Së pari, do të mbulojë shpopullimin masiv të shqiptarëve me politikat e tij antishqiptare. Këtu para jush në mënyrë të përsëritur kam bërë publike informacionet që më vinin se numri i shqiptarëve të regjistruar ishte nën 1.5 milionë. Dhe se Edi Rama po shtynte shpalljen e regjistrimit sepse kishte urdhëruar mbartjen të qindra e mijëra emrave, në mos miliona, nga regjistrat e Gjendjes Civile, për t’i paraqitur si banorë të regjistruar në tetorin që kaloi. Por, në proces e sipër, kuptoi se ky mashtrim do të zbulohej menjëherë nga EUROSTAT, i cili ka të regjistruar 1.1 milionë shqiptarë të larguar nga Shqipëria në zonën e Shengenit në 8 vitet e fundit të qeverisjes së Edi Ramës. Atëherë skenari i hakerimit qeveritar, i shkatërrimit të të dhënave të regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë.

Natyrisht ky proces kriminal vjen në vazhdën e një serie procesesh që filluan me publikimin e rrogave, me publikimin e targave të të gjithë shqiptarëve, me publikimin e organigramës së ujdisur me NATO-n të Shërbimit Informativ Shqiptar dhe vazhdoi me grabitjen nga Taulant Balla të të gjithë të dhënave të TIMS-it për të fshehur gjurmët e krimeve të tij, 54 udhëtimet e regjistruara me Edmond Begon me çantën e kokainës me të.

Për të fshehur udhëtimet e tij me Pëllumb Gjokën në Itali, për të fshehur lidhjet e tij të krimit. Për të fshehur lidhjet e krimit të Edi Ramës, udhëtimet e tij me avion në dispozicion, në 18 muaj janë 147 udhëtime për transporte të të gjitha llojeve dhe të gjitha destinacionet. Për të fshehur grupin e Xibrakës dhe udhëtimet e Olsi Ramës. Pra, për të fshehur krimet e shëmtuara qeveritare. Por kjo e regjistrimit të përgjithshëm të popullatës përbën aktin më të shëmtuar në historinë e një shteti. Këtë nuk e kanë bërë kurrë pushtuesit. Këtë nuk e kanë bërë kurrë pushtuesit osmanë. Nuk është bërë kurrë gjatë diktaturës. Kjo u bë për herë të parë sepse Çubrilloviçi apo Pashiqi i shqiptarëve, me politikat e tij përgjysmoi popullin në këtë vend.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button