Aktualitet dhe Lajme

Berisha: Ju them “peshqit e mëdhenj” pas skandalit të Onkologjikut

Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar skandalin zhvatjes së pacientëve në spitalin Onkologjik të QSUT-së. Mjekët dhe specialistët merrnin ilaçet e kimioterapisë dhe i shisnin në spitalet private. Në këto spitale orientoheshin edhe pacientët për të kryer operacionet. Berisha u shpreh se kjo që japin mediat sot është denoncuar me qindra herë dhe se rrënjët e saj janë te Rama, Manastirliu dhe Beqaj.

“Sot mediat paraqitën raste dramatike në trajtimin e të sëmurëve me sëmundje malinje. Miq, po kjo që japin mediat sot është denoncuar me dhjetëra e qindra herë dhe rrënjët e saj janë tek Edi Rama, Ogerta Manastirliu, Ilir Beqa, ish-kunata e Edi Ramës.

Miq, po sa herë është denoncuar në media se të sëmurët me neuroplasira nuk marrin dot ilaçet se mungojnë? A ka krim më të shëmtuar se sa kobalto-terapia që ka të paktën 40 vite e instaluar në atë spital, të mos funksionojë sot? Sepse vjedh Odeta, sepse vjedh Rama, se këta faqezinj nuk kanë nder e moral, nuk kanë shpirt” – tha Berisha.

Berisha kujtoi edhe një premtim të harruar të Ramës për shëndetësi falas.

“Miqtë e mi, çfarë u ndodhi shqiptarëve me shëndetësinë falas? Shqiptarëve me shëndetësinë falas u ndodhi detyrimi për të paguar 60% për kujdesin shëndetësor nga xhepi i tyre. Po pse? Po çdo gjë vidhet nga ministria e anti-shëndetit, nga ministria e vdekjes dhe hajnive.

A e dini ju se nga Kovidi për shkak të vjedhjes së qindra milionë eurove me tendera të fshehtë nga ajo zonja që meriton të quhet Zonja Vdekje, a e dini ju se ne patëm dy herë më shumë vdekje se Kosova. Dy herë më shumë vdekje se Maqedonia.

U ngjitëm në çatinë e botës për vdekjet nga Kovidi. Po pse? Se Rama dhe Odeta bënin tendera sekrete, tenderonin 50 respiratorë dhe merrnin vetëm 5. Se blinin me çmime stratosferike për të ndarë paratë. Se e shndërruan Tiranën dhe Shqipërinë në spital dhe nuk shtronin të sëmurët në spitale.

A e dini se ajo situatë ekziston sot në të gjithë sektorët e shëndetësisë. Po, po! Për arsye se kur vjedh ministrja, kur vjedh kryeministri, kur vjedh drejtori, të tjerët ndjekin rrugën e tyre. A janë bërë sot çështjet e shëndetit, çështje emergjence për këtë komb?

Sigurisht, për ata që janë të shëndetshëm, nuk janë. Për ata që nuk kanë të sëmurë, nuk janë. Por për çdo familje që ka të sëmurë, sot problemet e shëndetit janë problemet më të mprehta, më të dhimbshme, më dramatike se në çdo vend tjetër.

Edhe në këtë kontekst është emergjencë e të gjitha emergjencave përmbysja e kësaj qeverie. Qeveria teknike, zgjedhjet e lira, zgjedhjet e ndershme, opozita në pushtet. Miqtë e mi, nuk ka krim më të shëmtuar se të lësh fëmijët, të lësh 18% të fëmijëve të vendit tënd me një apo dy vakte në 24 orë” – tha Berisha.

Lideri i opozitës u ndal edhe te protesta kombëtare e thirrur nga opozita në datë 11 korrik. ‘11-a është dita e shqiptarëve. Dita e shqiptarëve në Shqipëri, diasporë, në mbarë botën, kudo që janë!”, – u shpreh Berisha. ©LAPSI.al



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button