Aktualitet dhe Lajme

Berisha: Ata që goditën avokatin tim kanë mbështetjen e Ramës dhe të Ballës

Share

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në fjalimin e përnatshëm nga ballkoni për çështjen e dhunimit të avokatit të tij, Sokol Mëngjesi. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se dhunimi i avokatit është një sulm direkt kundër opozitës. Ai shtoi se kryeministri Rama dhe ministri i brendshëm Taulant Balla do të mbajnë çdo përgjegjësi për këtë akt kriminal të shëmtuar.

“Duke i uruar shërim të plotë profesorit të nderuar, Sokol Mëngjesi, i deklaroj Edi Ramës dhe Taulant Ballës se ky është një sulm direkt kundër opozitës. Se do mbajnë çdo përgjegjësi për këtë akt kriminal të shëmtuar. Për këtë skenar të stisur!

Se sot ke goditur një avokat të të vërtetës që të demaskoi ty para shqiptarëve dhe botës me farsën e dosjes tënde ndaj kundërshtarit politik, Sali Berisha, që të hoqi çdo maskë para shqiptarëve dhe botës, të një kryeministri bandit që nuk ke ligj, Kushtetutë dhe moral, por që je një kriminel në krye të protektoratit të krimit në Shqipëri.

Sokol Mëngjesin donin ta vrisnin. Kush? Personi që kishte fituar gjyqin në të gjitha shkallët me avokat Sokol Mëngjesin. Pra, ky monstër donte të eliminonte njeriun që e mbrojti në përputhje me ligjin. Të gjitha mund të ndodhin, por këto janë ndodhi që ndodhin vetëm me mbështetje dhe vetëm me mbështetje kryesore politike.

A mund të besohet se po heton Taulant Balla? Përkundrazi. Nuk po bëjnë gjë tjetër veçse po shpalosin skenarin e përgatitur. E stisur për një çështje. Çdo avokat ka çështje. Janë njerëzit e çështjeve. Por të eliminosh një avokat në mes të qytetit të Tiranës se gjoja nuk donte t’i paguante detyrimin, kjo tejkalon çdo gjë, përveç mendjen e Edi Ramës, mendjen e Taulant Ballës dhe shërbëtorëve të tyre”shtoi ai. ©LAPSI.al



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button