Aktualitet dhe Lajme

Berisha: Ajola Xoxa ka marrë 7 tendera, komisioni “Xhafaj” t’i kalojë opozitës

Share

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri akuza të forta gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve. Berisha tha se kompania Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj se ka fituar 7 tendera. Gjithashtu Berisha u shpreh se në dy vite janë dënuar gjithsej për krim të organizuar dhe korrupsion, 199 persona dhe se vetëm për korrupsion u dënuan 630 persona.

“Më thoni pak sot vetëm familja e Surrelit, vetëm rrethi familjar i Surrelit ka fituar qindra e qindra tendera të ndaluara me ligj për të. Në këtë shembull dhe këtë frymë, zyrtarët vendorë dhe qendrorë, u dhurojnë tendera familjarëve. Vetëm në pak kohë, Harabelja, Velica e Harabelit të Erion Veliajt ka fituar 7 tendera. Midis të tjerave edhe nga Gonxhja e korrupsionit, që është një nga kalbësirat më të mëdha të vjedhjeve në Shqipëri.

Në dy vite janë dënuar gjithsej për krim të organizuar dhe korrupsion, 199 persona. Ndërkohë që në dy vite të asaj qeverisje, vetëm për korrupsion u dënuan 630 persona. Pse? Sepse vullneti ishte i hekurt dhe jo të kontrolloje dhe të bllokoje. Ka pasur një departament të antikorrupsionit në kryeministri, ka bërë 200 kallëzime penale në dy vite. Pra, kjo është trashëgimia jonë, ky është vizioni që ne kemi për zero tolerancë” – tha Berisha që e sfidoi Ramën duke i kërkuar që komisionin kundër korrupsionit në parlament t’ja kalojë opozitës.

“Edi Rama, dorëzoja komisionin opozitës që të luftojë opozita korrupsionin me shpatën e transparencës, me ligjin e transparencës. T’u kthejmë shqiptarëve besimin te mundi i tyre, te djersa e tyre, te Shqipëria. Nuk e bën ti këtë sepse e di se je adikt për vjedhje. Po ku rri ti pa vjedhur, ku rrinë ministrat e tu pa vjedhur, ku rrinë qeveritarët tu, ku rrinë familjarët e tu pa fituar tendera. Tani me komisionin Xhafa do të kontrollojë gjer në palcë edhe Skapin dhe gjykatat.

Skapin ai e kontrollon, duhet të jemi realistë, e kontrollon fuqishëm. E kontrollon se i ka përzgjedhur me kriterin e mercenarizmit, të pengut, të lidhjeve me krimin. Por tani kërkon ta zgjerojë në të gjitha instancat. Edi Rama, kurrë ne nuk bëhemi ortakë me ty. Kurrë ne nuk marrim pjesë! Kurrë! Ka ikur koha e opozitës fasadë, tani është koha e opozitës së vërtetë” – u shpreh Berisha. ©LAPSI.al



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button