“Beleri’/ Mitsotakis: Shqipëria, probleme me shtetin ligjor. Prosperiteti i saj, varet nga Greqia. Ja kur iki nga politika
Shqipëria duhet ta ketë të qartë, se prosperiteti dhe integrimi i tyre varen shumë nga bashkëpunimi me Greqinë. Kështu shprehet Kyreministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis në një intervistë të gjatë për median greke Ekathimirini.
Sipas shefit të qeverisë Helene, Shqipëria ka probleme me shtetin ligjor, ku shembulli konkret sipas tij, është arrestimi i Fredi Belerit.
“Shqipëria po përballet me probleme të shtetit ligjor dhe demokracinë duke mbajtur në burg kryetarin e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Udhëheqja e re e Maqedonisë së Veriut, nga ana e saj, është duke shkelur një marrëveshje ndërkombëtare, siç thashë më herët. Prandaj, të dy vendet duhet të respektojnë standardet e komunitetit.”
Por, a do të thotë kjo një veto ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në reagimin e tij Mitsotakis nënkupton surpriza në momentin e votimit.
“Mendoj se mund ta kuptoni se mënyra se si ne zgjedhim të lëvizim diplomatikisht nuk është diçka që mund të jetë temë e një diskutimi të parakohshëm publik, ndaj do të tregoj vetëm qëndrimet që kam shprehur tashmë në lidhje me të ardhmen e tyre evropiane. Si dhe besimi se fqinjët tanë do ta kuptojnë së shpejti se prosperiteti i tyre varet nga bashkëpunimi i tyre me Greqinë”.
Për sa i përket kandidimit të Fredi Belerit për zgjedhjet e Parlamentit Europian, Mitsotakis e cilësoi një vendim krejtësisht politik dhe një akt mirënjohje për minoritetin grek në Shqipëri.
“Ishte një vendim thellësisht politik, një akt i njohjes së rëndësisë që i kushtoj minoritetit etnik grek duke emëruar një njeri që është trajtuar shumë padrejtësisht nga shteti shqiptar. Kemi dy grekë etnikë, në fakt; kemi edhe Pirros Dhimën”.
Mitsotakis paralajmëroi largimin e tij nga politika në përfundimit të këtij mandati. Nuk kam asnjë interes të qëndroj në skenën politike pas mbylljes së ciklit të kryeministres sime, tha kryeministri Helen, duke hedhur poshtë zërat se largimi i tij nga politika lidhet me kandidaturën për kreun e Komisionit Europian./m.j
Huazuar nga Javanews.al