Basha: Hera e parë në 33 vite që të fuqishmit përballen me drejtësinë
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim këtë të hënë me qytetarët e Tiranës.
Në fjalën e tij, Basha tha se të gjithë hallin e kanë me SPAK duke shtuar se është hera e parë në 33 vite që të fuqishmit përballen me drejtësinë.
Sipas tij, tani kanë filluar ta godasin SPAK sepse duan ta konpleksojnë, duan ta kontrollojnë apo ta mbysin.
“Hallin e kanë nga SPAK. I janë vërsulur SPAK-ut, kur në fakt është hera e parë në 33 vite që të fuqishmit përballen me drejtësinë. Se ligji deri tani në këtë vend ka qenë vetëm për fukarain, për atë që nuk ka kujt t’i bi në telefon. Këta shkojnë në burg për lidhje telash, ndërsa këta që vjedhin qindar miliona dhe asete publike, shëtisin restoranteve luksoze jashtë shtetit. Kjo nuk është Shqipëria e cila u ngrit rinia dhe u themelua PD 34 vite më parë. Kjo nuk është Shqipëria si gjithë Europa, kjo është Shqipëria si Rusia. Po nuk pate barazi para ligjit i ke la duart me demokracinë.
Dhe barazia para ligjit nuk mund të fillojë pa i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe të fortëve që nuk I prekte dikur ligji. Tani falë reformës në drejtësi që të gjithë e dimë që nuk është bërë nga ngrënësit e kumbullave dhe të dardhave, por është bërë sepse kështu insistuan partnerët tanë dhe fal edhe vizionit tonë për të votuar një reformë konsensuale. Tani që SPAK-u i vë para përgjegjësisë, kanë filluar ta godasin sepse duan ta konpleksojnë, duan ta kontrollojnë apo ta mbysin. Detyra jonë politike është të qëndrojmë në krah të drejtësisë dhe SPAK-ut.
Asgjë sështë perfekte, por është hera e parë që një institucion ka kurajon dhe profesionalizmin dhe mbështetjen ndërkombëtare për të bërë atë që ishte e pamundur, për të vënë të fuqishmit para drejtësisë. Ndaj ka dhe do të ketë mbështetjen politike të Partisë Demokratike të Shqipërisë”-tha Basha.