Aktualitet dhe Lajme

Aksident në Shkodër, dëmtohet shoferi dhe pasagjerja

Share

Një aksident është shënuar mbrëmjes e sotme në aksin rrugor “Shkodër-Hoti i Ri”, ku mbetën të lënduar shoferi dhe pasagjerja.

61-vjeçari A. M. ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit duke dalë nga rruga dhe u përplasur me një automjet të parkuar.

Si pasojë është dëmtuar ai vetë dhe shtetesja Sh. M., 61 vjeçe ( pasagjere) të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button