Baçi vë bast publikisht: Nëse dikush nga opozita ulet në komision, unë bëhem me Ramën
Shumica e deputetëve të Grupit Parlamentar të PD-së, ishin kundër rezolutës së PS-së dhe rrjedhimisht kundër Komision të Posaçëm, por nëse deputetët e opozitës do marrin pjesë, ai deklaroi se do jem me Edi Ramën.
Kështu u shpreh deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi në emisionit “3D” nga Alban Dudushi.
Çdo vendim do të jetë me vendimmarrja e Grupit Parlamentar, u shpreh deputeti demokrat, dhe shanset zero që dikush nga opozita ulen në komision pa vendimin e grupit.
“Mendimi im personal është që sot shumica e deputetëve të grupit parlamentar janë shprehur kundër dhe janë kundër . për mua nuk do merret pjesë në këtë komision. Nuk ka shanse që të jemi në një komision të posaçëm në bashkëqeverisje me Ramën. Të jesh në këtë komision i bie që të shkojmë dhe të marrim në kurriz korrupsionin dhe kusuret e Ramës dhe të pastrojmë atë në këto 12 vjet qeverisje. Për mua, ata që thonë që nuk do të votojmë dhe do të jenë në këtë komision të Posaçëm , unë e bëjë deklaratën publike, unë do jem me Edi Ramën”, deklaroi deputeti i PD-së së qarkut të Fierit, Luan Baç.
/a.r
Huazuar nga Javanews.al