Aktualitet dhe Lajme

Azgan Mërnica ende në arrati, vrasësi i policit dyshohet se është parë në Gjirokastër, mund të dalë jashtë Shqipërisë

Share

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 24 orë nga vrasja e efektivit të “Shqiponjave”, Novruz Cenalia, autori i dyshuar, Azgan Mërcina vijon të jetë i lirë.

Policia e Shtetit dhe RENEA vijojnë intensivisht aksionin për gjetjen e 23-vjeçarit, i cili është i armatosur.

Azgan Mernica qëlloi Cenalian me plumb në kokë pas një konflikti të çastit për vendin e makinës. Pasi e qëlloi autori mori makinën, e la te shtëpia e dajës dhe u arratis në këmbë nëpër ara. Sakaq, pasditen e sotme policia ka zgjeruar kërkimet për autorin pasi dyshohet se është larguar në drejtim të Gjirokastrës apo Tepelenës.

Burime të policise së Fierit bëjnë me dije se një person i ngjashëm me autorin është parë në Gjirokaster. Policia po verifikon informacion e marrë dhe për këtë ka lajmëruar policinë e Gjirokastrës.

Gjithashtu Policia ngre dyshimet se Mërnica mund të tentojë të kalojë kufirin e të arratiset drejt Greqisë. Ndërkohë kontrollet vijojnë ne fshatin Pojan. Kontrolle po bëhen po bëhen edhe në stane e tunele në Tepelenë.

Janë  shoqëruar mbi 10 persona për tu pyetur për ngjarjen. Mes tyre janë edhe prindërit e autorit të dyshuar, Petrit dhe Ajete Mernica. Kjo e fundit ishte dëshmitare e krimit, pasi ishte në makinë me të birin kur ndodhi ngjarja.

Ajete Mërnica është shprehur se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. Ka parë djalin të zbresë nga makina dhe të konfliktohet me policin.

Aty ka dëgjuar një të shtënë arme, dhe më pas djali i saj ka hyrë në makinë dhe kanë ikur në drejtim të banesës së vëllai të Ajete Mernicës. Ajo ka deshmuar se i biri iku me vrap pa i thënë se ku do shkonte.

Ngjarja e rëndë ndodhi, pak pas mesditës së të hënës, në fshatin Baltëz të Fierit, ku 28-vjeçari Novruz Cenalia mbeti i vrarë me armë zjarri, teksa ishte i veshur me uniformë policie, pasi po shkonte të merrte detyrën.

Ndërsa autori i dyshuar u largua me shpejtësi me një audi ngjyrë blu, të cilën e braktisi në afërsi të shtëpisë së një familjari për tu larguar në këmbë drejt fshatit Havaleas dhe më pas në Apoloni.

Pavarësisht kontrolleve edhe me dron, policia nuk ka ende asnjë gjurmë të tij, ndërkohë që ofron 30 mijë euro shpërblim për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit./albeu.com




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button