Aktualitet dhe Lajme

Avionë, helikopterë e dronë, NATO vjen në Kuçovë! Si u përzgjodh Shqipëria mes dhjetëra bazave ajrore në rajon

Share

Ambasada amerikane në Tiranë përgëzoi dje Shqipërinë për hapjen e bazës së parë ajrore të NATO-s në rajonin e Ballkanit, atë të Kuçovës.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada amerikane shkruan se hapja e bazës së NATO-s në Kuçovë është një gur kilometrik, që tregon përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj parimeve të NATO-s në mbrojtjen e lirisë.

“Urime Shqipërisë për inaugurimin e bazës së parë ajrore të NATO-s në Ballkanin Perëndimor! Ky gur kilometrik ilustron përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj parimeve të NATO-s për të mbrojtur paqen, lirinë dhe demokracinë, duke iu kundërvënë kërcënimeve përmes parandalimit dhe mbrojtjes.

I ngarkuari me punë, David Wisner iu bashkua Presidentit Bajram Begaj, kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, kryeministrit Edi Rama, ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi dhe zyrtarëve të tjerë shqiptarë dhe të NATO-s gjatë ceremonisë së hapjes dje në Kuçovë. Wisner përgëzoi angazhimin e Shqipërisë për modernizimin e ushtrisë së saj dhe përmbushjen e angazhimeve thelbësore të mbrojtjes të NATO-s si mburojë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Si aleatë në NATO, ne qëndrojmë të bashkuar dhe të fortë”, – shkruan Ambasada e SHBA-ve në “Facebook”.

Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë u inaugurua dje, ku morën pjesë krerët më të lartë të shtetit shqiptar, ministrat e Mbrojtjes të Italisë e Turqisë, ambasadorë të huaj në vendin tonë dhe zyrtarë të NATO-s. I pranishëm në ceremoninë e inaugurimit ishte edhe i dërguari me punë nga SHBA-të në Shqipëri, David Wisner, i cili u shpreh se ky është një gur kilometrik në përkushtimin e Shqipërisë ndaj Aleancës. Sipas tij, kjo dëshmon përkushtimin e Shqipërisë ndaj Aleancës, teksa e përgëzoi vendin për këtë arritje.

Ai shtoi se NATO është aleanca ushtarake më e suksesshme dhe më e qëndrueshme në histori dhe se simboli i angazhimit të saj është rritur edhe më tepër pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë. David Wisner vlerësoi angazhimin e shtuar të Shqipërisë në Aleancë.

“Dëshiroj t’u bashkohem partnerëve, për ta përgëzuar Shqipërinë në përurim e kësaj baze. Ky është një gur kilometrik në përkushtimin e Shqipërisë në NATO. NATO qëndron si aleanca më e suksesshme dhe e qëndrueshme në histori. Që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, NATO është rritur si simbol i angazhimit. Përgëzoj dëshirën e Shqipërisë për të zgjeruar bashkëpunimin me NATO-n dhe të lëvdojmë qëllimin e Shqipërisë për rritjen e kapaciteteve të ushtrisë. Ndërkohë që shkojmë drejt Samitit të NATO-s në verë, ne qëndrojmë së bashku, ne jemi më të fortë së bashku”, deklaroi Wisner.

Baza ajrore e Kuçovës është ndërtuar dhe projektuar sipas kërkesave të NATO-s dhe ka kapacitet mbajtës të njëhershëm për 6 avionë reaktivë dhe 2 avionë transporti. Operimi në bazën ajrore të Kuçovës do të bëhet nga personeli i Forcës Ajrore, personeli fiks i Bazës Ajrore të Kuçovës dhe personeli i NATO-s. Po ashtu, në vijim do të ketë edhe personel shtesë që do të vlerësohet në një fazë tjetër, sipas nevojave. Baza ajrore e Kuçovës është përzgjedhur mes dhjetëra bazave të tjera ajrore të NATO-s, pasi ka pozicionin gjeostrategjik tejet të favorshëm në detin Mesdhe.

Kjo, duke nisur nga pozicioni gjeografik, kushtet atmosferike dhe pozicioni gjeostrategjik, që ofron mundësi të për mbështetjen e forcave të NATO-s në të gjitha operacionet në krahun juglindor të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Baza e Kuçovës u ndërtua në vitin 1936 për uljen e avionëve italianë. Në vitin 1955 u bë bazë operacionale e Forcës Ajrore Shqiptare në kuadër të traktatit të Varshavës. Pas një periudhe fjetjeje, tashmë kjo bazë ajrore vihet në dispozicion të NATO-s.

Risi në këtë bazë ajrore do të jetë dhe instalimi i 3 dronëve “Bayraktar TB2”, të cilat u morën nga Shqipëria falë marrëveshjes të firmosur me Turqinë në vitin 2022. Droni është një mjet ajror luftarak pa pilot i prodhuar nga kompania turke e teknologjisë “Bayraktar”. Tri njësitë e para hynë në shërbim me Forcat e Armatosura Turke më 29 gusht 2021. “Bayraktar TB2” mund të qëndrojë në qiell deri në 27 orë dhe kjo mundësohet nga një motor i thjeshtë me helikë dhe po ashtu mund të fluturojë deri në 150 kilometra nga baza e tij


Huazuar nga StartNews.

Back to top button