CampingjeGuida dhe guiderHostele dhe BujtinaLOKALEVisit Diber

Atraksionet Natyrore ne Diber

Nga Zyra Turistike Diber

Share

Qarku i Dibrës ka monumente të shumta natyrore (gjithsej 41), të cilat dallohen për vlerat e tyre të veçanta gjeologjike, biologjike, historike dhe estetike. Disa nga këto monumente janë kategorizuar si zona të mbrojtura. 41 monumentet e grupuara përgjatë pesë shtigjeve janë:

  1. Përgjatë shtegut Setë-Lurë
    • Shpellat: Shpella e Gurit të Kuq; Burimi dhe Shpella e Sopanikës; Shpella e Rusit (Grykë-Nokë); Shpella e Akullit – Bulaç
    • Liqenet: Liqenet e Kasnise; Liqeni i Luleve (Lurë); Liqeni i Zi (Lurë); Liqeni i Madh (Lurë)
    • Pemë: Vakefi i Sines se Epërme; Bredh i Lurës; Rapi i Çidhnës; Lisi i Dobit;
    • Rrafshnalta dhe Livadhet: Morena e Lurës; Cirku i Kurorës se Lures; Fusha e Mares – Lurë;
    • Të tjera: Malet e Lurës; Gryka e Madhe, Lurë; Gryka e Setes (pjesa me e ngushte dhe e thelle)
  2. Përgjatë shtegut të Luginës së Shërimit
    • Shpella: Shpella e Qytezës
    • Hidro-monumente: Burimi termo – mineral Llixhave të Peshkopisë dhe Bellovës
    • Të tjerët: Boroviku i Begjunecit;
  3. Përgjatë shtegut Radomirë-Korab
    • Gjeomonumentet: Mali i Korabit dhe Shpella e Imer Aga
    • Rrafshnalta dhe Livadhet: Rrafshi Korabi; Fusha e Panairit;
    • Hidromonumentet: Liqeni i Zi (sipër Radomirës), Burimi i Ujit të Ftohtë, Vleshë; Burimi i Mbretit – Serakol
  4. Përgjatë shtegut Kërçin-Velivar.
    • Gjeomonumentet: Mali i Kercinit (Guri i Kërçinit), Krasta e Pocestit;
    • Biomonumente: Rrafshi i Kërçishtit, Vakefi i Çangës
    • Hidro monumente: Ujëvara Pocest (Maqellarë), Burimi i Kërçinit
  5. Përgjatë Shtegut të Gramës
    • Gjeomonumentet: Shllinasi; Kodra e Parave, Blliçe; Pasqyra e Gramës ;Bjeshka e Zonjave, Zimur; Karsti i Malit të Bardhë.
    • Biomonumente: Pisha e Blliçe; Pema e Ahut e Blliçe; Lisi i Kabe;
    Shpërndarja gjeografike e monumenteve të natyrës në rrethin e Dibrës është e pabarabartë dhe ndryshon sipas njësive administrative dhe lartësisë mbi nivelin e detit. Ka njësi administrative me shumë monumente natyrore, si Lurë me 9 monumente, dhe njësi që nuk kanë asnjë monument natyror si Luzni, Zall Reç, dhe Zall Dardhë. Qyteti i Peshkopisë përfaqësohet vetëm nga burimet termo-minerale.
    Më shumë informacion mbi monumentet natyrore në Dibër mund të gjeni duke klikuar në Burimet Natyrore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button