Aktualitet dhe Lajme

Arrihet marrëveshja, Kovaçevski: Pas 17 vitesh, Maqedonia e Veriut do të organizojë zgjedhje të rregullta parlamentare!

Share

Arrihet marrëveshja. Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski deklaroi se partitë politike kanë arritur marrëveshjen që zgjedhjet të mbahen më 8 maj.

“Faza e parë e zgjedhjeve presidenciale të mbahet më 24 prill, kurse rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve parlamentare të mbahen më 8 maj”, ka thënë ai.

Kovaçevski në takimin e liderëve, u shpreh se ka pasur konsensus të gjerë për vërejtjet në legjislacionit zgjedhor, sidomos në Kodin Zgjedhor.

Gjithashtu tha se LSDM mbrëmë ka marrë vendim për formimin e Frontit Evropian dhe vendimi për caktimin e kandidatit për kryetar shteti.

Kovçevski theksoi se pas 17 viteve, Maqedonia e Veriut do të organizojë zgjedhje të rregullta parlamentare.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button