Aktualitet dhe Lajme

Agron Shehaj vjen nga Amerika me një parti të re

Share

I ftuar në studion e Zërit të Amerikës në Uashington, deputeti Agron Shehaj deklaroi për herë të parë se po punon për krijmin e një partie politike.

I shkëputur nga Partia Demokratike, Shehaj tha për Zërin e Amerikës se e shihte të pamundur që PD-ja të kthehej në një alternativë të besueshme për shqiptarët.

“Arsyeja (për shkëputjen nga PD) është fakti që nuk mund të vazhdohej në atë mënyrë. Shikoja mungesën e një drejtimi, mungesën e vullnetit dhe një plani për të rinovuar Partinë Demokratike, për të hapur Partinë Demokratike, që është e vetmja mënyrë që ne të mund të bëhemi të besueshëm për elektoratin dhe t’i japim një alternativë të vërtetë shqitparëve”, u shpreh Agron Shehaj.

I pyetur nga gazetarja e Zërit të Amerikës nëse kjo alternativë do të jetë një forcë e re politike, Shehaj pohoi.

“Ajo që nuk pata mundësi të jepja kontributin tim brenda PD-së, është ajo që po punoj ta bëj jashtë PD-së. Jam duke punuar mbi një projekt politik. Po flas me njerëz, sigurisht nuk është një gjë e lehtë. Politika kërkon këmbëngulje, sakrifica. Sidomos kur nuk je i gatshëm të bësh kompromise.

Mendoj se ëndrra e cdo shqiptari është që të qeveriset nga një qeveri e pakorruptuar, të ketë një kryeministër të pakorruptuar”, u shpreh Agron Shehaj.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button