Aktualitet dhe Lajme

Arrestohet një burrë për dhunë në familje, gjatë bastisjes ne shtëpi i gjendet armë dhe fishekë

Share

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në fshatin Isniq të Deçanit, sit ë dyshuar për dhunë në familje.

Pas bastisjes në shtëpinë e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë Sig Sauer 9×19 mm, armё e cila kishte leje përkatëse, dy karikatorë të së njëjtës armë dhe 44 fishekë.

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48-orё.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, me datë 05.01.2024, ёshtё njoftuar se nё fshatin Isniq- Deçan, ka ndodhur njё rast “Dhunё nё familje”, me tё marrё informatёn njёsitet pёrkatёse tё Stacionit Policor nё Deçan, kanё shkuar nё vendin e ngjarjёs, kanё arrestuar personin e dyshuar, ndёrsa viktima e rastit ёshtё dёrguar pёr tretman mjekёsor nё QKMF-Deçan.

Me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit, ёshtё kryer kontroll-bastisje ne shtёpinё e personit tё dyshuar

dhe tek i njëjti janё gjetur dhe sekuestruar:

  • Njё (1) pistoletё Sig Sauer 9×19 mm, armё e cila kishte leje përkatëse
  • Dy (2) karikator i sё njejtёs arme
  • Dyzet e katёr (44) fishekt kal. 9x19mm.

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48-orё.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button