Aktualitet dhe Lajme
Arrestohen dy shqiptarë në Milano, policia i gjen heroinë dhe 70 mijë euro
![](https://nediber.com/wp-content/uploads/2024/04/064908111-79959f36-0150-4584-abbd-4c61c6dc2556.jpg)
Dy shqiptarë të moshës 36 dhe 46 vjeç janë arrestuar në Milano.
Në garazhin e shtëpisë së tyre policia gjeti 5.2 kilogramë heroinë.
Pas zbulimit të heroinës, policia ka kontrolluar shtëpinë e të dyve dhe ka gjetur kartëmonedha. Në total u gjetën dhe sekuestruan 70 mijë euro.
Të dy janë vënë në pranga me akuzën e posedimit me qëllim të shitjes së drogës.