Aktualitet dhe Lajme
Angli/ U kap brenda ‘shtëpisë së barit’, vlera e kanabisit shkonte në 168 mijë paundë, lihet në burg 27- vjeçari shqiptar
Një operacion antidrogë në Winsford në Angli ka zbuluar një plantacion kanabisi me një vlerë të përllogaritur prej 168,000 paundësh, ndërsa në pranga ka rënë një shtetas shqiptar, i identifikuar si Neim Hoxha, 27- vjeç.
Sipas mediave të huaja, brenda shtëpisë së barit është gjetur një “plantacion i madh kanabisi”.
“Energjia elektrike ishte vjedhur, duke rritur rrezikun për zjarr në këtë pronë gjysmë të ndarë, që mund të kishte pasur pasoja të rënda për banorët e shtëpisë përballë”, tha një zëdhënës i policisë.
I riu është akuzuar në lidhje me sasinë e drogës dhe është lënë në burg.