fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Alex Soros uron Edi Ramën: Ti je frymëzim për botën vëlla!

Share

Kryeministri Edi Rama më 4 korrik mbushi plot 60-vjeç. Atë ditë, kreu i qeverisë u suprizua nga deputetët socialistë të cilët i shkuan në ambientet e Kryeministrisë.

Ndërkohë, së fundmi një urim për kryeministrin ka ardhur edhe nga Alex Soros. Përmes një postimi, djali i miliarderit, George Soros, ka bërë me dije se ka vizituar Shqipërinë ku dhe është takuar edhe me kryeministrin Edi Rama.

Në postimin e tij në rrjetin social “X”, Soros ka uruar Edi Ramën, të cilin e quan “vëlla”.

“Vëllai im Edi Rama mbushi 60 vjeç javën e kaluar. Ishte një nder të kalonim kohë në Shqipëri së bashku. Ti je një frymëzim për botën, vëlla! 60 nuk është 40 i re, është Edi i ri!”, shkruan Soros.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button