Brenda dasmës madhështore të Simona Venturës (Video)
Prezantuesja italiane, Simona Ventura dhe Giovanni Terzi janë zyrtraisht burrë dhe grua!
Mbrëmjen e djeshme, të shtunën e 6 korrikut ata kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë në një ceremoni elegante në qytetin Emilia- Romagna, shumë i dashur për ta.
Mes 200 të ftuarve ishin të pranishëm edhe disa VIP, nga Eleonora Daniele Alba Parietti, Paola Barale dhe Milly Carlucci.
Simona Ventura zgjodhi të ishte një nuse ndryshe. Veshja e saj e parë ishte shumë larg fustanit klasik të nusërisë. Ajo u vesh e gjitha me të bardha, por me pantallona dhe një bluze të gjatë sërish të bardhë deri në fund të këmbëve.
Më pas për festime ajo u kthye te fustani tradicional. Më pak “ekstravagante”, por sigurisht me ndikim, si një nuse e vërtetë.
Fjalimi i Simona Venturës për bashkëshortin e saj, gazetar dhe shkrimtar, ishte emocionues dhe herë-herë ironik.
“U takuam në një darkë, u njohëm, u mbajtëm për dore dhe më nxorre nga rëra e gjallë ku isha ngecur. Të dua sepse nuk ka asnjë pengesë që nuk mund ta kapërcejmë së bashku dhe pse nuk kam lexuar kurrë një nga librat e tu, nuk më bën të ndihem keq për këtë. Të dua sepse siç thotë miku ynë Jova, ma more jetën dhe ma zbukurove . Për këtë dhe një milion arsye të tjera të dua dhe sot martohem me ty.”
Simona Ventura , 59 vjeç dhe Giovanni Terzi, 60 vjeç, u takuan për herë të parë gjashtë vjet më parë, dhe filluan një histori dashurie. Për Giovanni Terzin kjo është martesa e tretë. Gruaja e tij e parë fatkeqësisht ndërroi jetë, ndërsa martesa e dytë përfundoi me divorc. Simona martohet për herë të dytë , pas martesës së saj të parë me ish-futbollistin Stefano Bettarini , baba i dy fëmijëve të saj.