Aktualitet dhe Lajme

Aktorët që do nderohen në galanë e Muzeut të Filmit

Share

Disa nga yjet më të mëdhenj të filmit në botë do të dalin për të nderuar Paul Mescal, Quentin Tarantino dhe Rita Moreno në galën e katërt vjetore të mbledhjes së fondeve të Muzeut të Akademisë së Filmit.  Bashkë-kryesuesit e ngjarjes janë Dr. Eric Esrailian, Salma Hayek Pinault, Nicole Kidman, Eva Longoria dhe Tyler Perry.

Tre çmimet e paraqitura në gala të këtij viti shfaqin qëllimin e muzeut për të avancuar të kuptuarit, kremtimin dhe ruajtjen e narrativave filmike dhe sfiduese. Mescal do t’i jepet çmimi Vantage, i cili nderon “një artist apo studiues në zhvillim që po ndihmon në kontekstualizimin dhe sfidimin e narrativave dominuese rreth kinemasë“. Moreno do të prezantohet me çmimin Icon, i cili feston “një artist karriera e të cilit ka pasur një ndikim të rëndësishëm kulturor global”. Tarantino do të nderohet me çmimin Luminary, i cili “i jepet një artisti, kontributet e veçanta të të cilit kanë zgjeruar mundësitë krijuese të kinemasë”.

“Gala e Muzeut të Akademisë feston fuqinë, ndikimin global dhe rëndësinë e pashlyeshme të kinemasë, dhe jam e emocionuar që mund të mblidhemi për të katërtin vit dhe të nderojmë këta tre artistë të mrekullueshëm – Rita Moreno, Quentin Tarantino dhe Paul Mescal – arritjet novatore të të cilëve, do të vazhdojë të frymëzojë breza artistësh dhe kineastësh“, tha në një deklaratë drejtoresha dhe presidentja e Muzeut të Akademisë, Amy Homma. “Ne i jemi thellësisht mirënjohës Rolex për mbështetjen e vazhdueshme të muzeut dhe kinemasë në mbarë botën, bashkë-kryesuesit tanë Dr. Eric Esrailian, Salma Hayek Pinault, Nicole Kidman, Eva Longoria dhe Tyler Perry për organizimin e kësaj mbrëmje të veçantë.”

Gala e këtij viti është në partneritet me Rolex.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button