Aktualitet dhe Lajme

Aksidenti i rëndë në Tepelenë/ Arrestohet drejtuesi i “BMW”

Share

Është vënë në pranga drejtuesi i mjetit tip BMw, I cili u përfshi mbrëmjen e së premtes në aksidentin tragjik të ndodhur në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, ku për pasojë humbën jetën 4 persona.

Zyrtarisht nga policia thuhet se në vijim të veprimeve procedurale për aksidentin në fjalë kanë vënë në pranga 46 vjecarin për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Njoftimi i policisë:

-Në vijim të veprimeve procedurale për aksidentin e ndodhur pasditen e djeshme, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, si pasojë e të cilit humbën jetën 4 shtetas dhe u dëmtuan rëndë 2 të tjerë, specialistët për Trafikun Urban dhe Interurban arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit tip “BMW” të përfshirë në këtë aksident, shtetasin E. P., 46 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button