Aktualitet dhe Lajme

Aksident në Tepelenë/ 41 vjeçari humb drejtimin e mjetit, 3 të plagosur

Share

Rreth orës 15:05, në aksin rrugor “Krahës-Malas”, shtetasi E. M., 41 vjeç, banues në Memaliaj, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë jashtë rrugës.

Si pasojë e ngjarjes, janë dëmtuar shtetasi E. M. dhe 2 pasagjerë të tjerë në automjet.

Të tre personat janë transportuar në spital dhe sipas burimeve ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po angazhohet për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarje rrugore.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button