Aktualitet dhe Lajme

Aksident në Rrugën e Arbrit, furgoni me pasagjerë përplaset me një mjet tjetër, detajet e para

Share

Një aksident është regjistruar paraditen e kësaj të hëne (4 mars) në bypass-in e Rrugës së Arbrit. Një fugon me pasagjerë që ishte nisur nga Dibra në drejtim të Tiranës, është përplasur me një makinë.

Mësohet se nga aksidenti ka patur vetëm dëme materiale. Pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Përplasja e mjeteve ka sjellë bllokim të qarkullimit në këtë aks, ndërsa pritet të mbërrijë Policia Rrugore për të menaxhuar situatën.


Huazuar nga StartNews.

Back to top button