Aktualitet dhe Lajme

Aksident në Durrës, kalimtarja përplaset nga një automjet

Share

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Spitallë të Durrësit nga ku mësohet se një kalimtare u përplas nga një automjet në vijat e bardha.

Paraprakisht mësohet se e aksidentuara është në gjendje të rëndë teksa është dërguar për ndihmë të specializuar mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë. Nga ana tjetër, drejtuesi i automjetit, është ndaluar nga policia.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button