Aktualitet dhe Lajme
Aksident në aksin Delvinë-Kardhiq, motori del nga rruga, humb jetën drejtuesi
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur ditën e sotme në aksin Delvinë- Kardhiq. Një grup motoristësh po udhëtonte në zonë, në vendin e quajtur “Kthesa e Senicës”, kur një prej tyre ka dalë nga rruga.
Si pasojë e rënies së motorit, ka humbur jetën drejtuesi, Astrit Lamaj, 53 vjeç.
Ambulanca ka mbërritur menjëherënë vendngjarje por nuk Lamaj nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Huazuar nga Lapsi.al