Aktualitet dhe Lajme
Aksident me vdekje në aksin Lushnje-Berat, arrestohet drejtuesi i mjetit (EMRAT)

Mëngjesin e sotëm, një aksident me pasojë vdekje është regjistruar në rrugën nacionale Lushnje-Berat ne fshatin Barbullinjë.
Një 65-vjeçare është përplasur për vdekje nga një mjet tip Audi.
Mjeti i drejtuar nga 46 vjeçari-Aleksandër Misto, ka përplasur viktimën e cila kalonte në anën tjetër të rrugës.
Drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia dhe është shoqëruar në komisariatin e policisë së Lushnjes.
Ambulanca në vendngjarje për të marrë trupin e viktimës, e cila mësohet se po shkonte për në punë.