Aktualitet dhe Lajme

Aksident me pasojë vdekjen në Tiranë, makina humb kontrollin dhe përfundon në Lanë

Share

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:20, në Bërxullë në drejtim të Rinasit.

Dyshohet se shtetasi Xh. H. ka humbur kontrollin e automjetit të tij dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana.

Si pasojë shtetasi Xh. H. ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button