Aktualitet dhe Lajme

Aksident i frikshëm, dy të vdekur dhe gjashtë të lënduar

Share

Në orët e para të mëngjesit, një aksident i rëndë rrugor, ka ndodhur në autostradën A1 në Piacenza të Italisë.

Sipas mediave italiane, dy persona kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë janë lënduar, njëri prej tyre në gjendje kritike.

Në aksident janë përshirë tri automjete, dy prej tyre të tonazhit të rëndë, shkruan TGCOM.

Paraprakisht, dyshohet se shkak për aksidentin është bërë prezenca e mjegullës.

Aksidenti shkaktoi bllokim të autostradës dhe varg të gjatë automjetesh.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button