
Miliarderi amerikan Elon Musk ka reaguar me ironi pas rezultatit të zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara, ku demokratët arritën të fitojnë kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit.
Përmes një postimi në platformën X, pronari i saj u tall me veten dhe përdori një koment ironik për të përshkruar rezultatin e zgjedhjeve.
“Duket se lazerët e mi hapësinorë për ndërhyrjen në zgjedhje nuk funksionuan këtë herë”, shkroi Musk, duke shoqëruar postimin me një emoji që shpreh habi dhe dorëzim.
Reagimi i tij vjen në një kohë kur miliarderi kishte investuar shuma të konsiderueshme për të mbështetur kandidatët republikanë në garën elektorale. Sipas raportimeve, Musk shpenzoi rreth 250 milionë dollarë në mbështetje të tyre.
Ndërkohë, përpara publikimit të këtij reagimi, Musk kishte shkruar në X edhe një tjetër koment, duke iu referuar mundësisë së ndërtimit të qendrave të të dhënave në hapësirë.
“Qendrat e të dhënave në hapësirë duken mjaft tërheqëse për momentin”, ishte shprehur ai.
Rezultati në Teksas duket se ka tërhequr veçanërisht vëmendjen e investitorëve të teknologjisë, për shkak të rëndësisë së këtij shteti për projektet e mëdha të inteligjencës artificiale dhe infrastrukturës teknologjike.
Kandidatë që kundërshtojnë zgjerimin e qendrave të të dhënave për inteligjencën artificiale kanë ngritur shqetësime për ndikimin e tyre në burimet ujore dhe energjetike.
Postimi ironik i Musk është komentuar në kontekstin e humbjeve të republikanëve dhe ndikimit që rezultati i zgjedhjeve mund të ketë në projektet teknologjike dhe planet e investimeve në SHBA.
starnews.al
