Politologu Ardit Gjinali: Post zgjedhjet në Izrael-negociata politike të vështira

Share

Politologu Ardit Gjinali zhvilloi një bisedë në emisionin “World News”, Klan News, me gazetaren e mirënjohur Linda Karadaku mbi zhvillimet post-zgjedhore në Izrael. Duke komentuar rezultatet përkatëse zgjedhore, Gjinali nënvizoi sigurimin e shumicës në dy plane nga zoti Netanjahu përkatësisht Partia Likud dhe koalicioni në tërësi, një shumicë e pamjaftueshme për të siguruar qeverisjen, të nevojshme prej minimalisht 61 mandatesh.
Duke sjellë në vëmendje sistemin zgjedhor në Izrael, Gjinali theksoi që proçesi i negociatave është i ndërlikuar dhe pavarësisht mundësive matematikore teorike , mbetet shumë e vështirë që të ketë një anashkalim të partisë dhe bllokut elektoral që ka siguruar shumicën e vendeve në Kuvend, përkatësisht të zotit NETANJAHU; -“Polarizimi i thellë politik, bashkimi heterogjen i grupeve të ndryshme politike opozitare dhe numri i lartë i vendeve të fituara nga grupi i partive Arabe dërgojnë drejtë vështirësisë në arritjen e një rezultati pozitiv në negociata përkatësisht në qeveri koalicioni apo qeveri në bazë të gjerë”- vijoi Gjinali. Më tej, Gjinali afirmoi që rezultati politik i arritur nga partitë e bllokut politik Arab është më i larti historik i realizuar në proçese zgjedhore dhe ky mobilizim është dëshmia e konfirmimit të këtij komuniteti demografik mbi përkatësinë territoriale dhe vullnetin për të kontribuar në proçeset politike, gjithashtu.
Duke vijuar bisedën, Gjinali shikon një perspektivë të kufizuar mbi mundësinë e realizimit të një koalicioni shumice parlamentare me partitë e bllokut Arab, njëjtë dhe në një koalicion të madh mes bllokut të zotit NETANJAHU dhe bllokut opozitar. Në fund, Gjinali shpalli prognozën mbi mundësinë e krijimit të një qeverie pakice dhe më pas dërgimit të vendit drejtë një proçesi të ri zgjedhor të parakohshëm në mesin e vitit 2027, një proçes që me gjasë do të barte një tjetër dinamikë zgjedhore në raport me të njëjtin të
mbajtur në Tetor të këtij viti.


starnews.al

Reklama
Back to top button