Shkarkohet drejtori i Hetimit Tatimor, Anton Martini, në vendin e tij emërohet Everest Kazheli

Share

Everest Kazheli është emëruar në krye të Drejtorisë së Hetimit Tatimor, duke marre vendin e Anton Martinit, ish prokurorit të shkarkuar procesi i  Vettingut. Mësohet se Anton Martini është shkarkuar edhe nga posti i shefit të Hetimit Tatimor. Ndërkohë që kjo detyrë e rendeshme iu besua Everest Kazhelit. 

Bëhet me dije se Kazheli vetëm pak ditë pasi dha doreheqjen nga drejtimi i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Elbasan, ku qëndroi vetëm tri orë pas emërimit.

hetimi tatimor

Everest Kazheli u emërua në krye të Kadastrës së Elbasanit më 9 tetor, por u largua nga detyra po atë ditë. Arsyet e dorëheqjes nuk janë bërë publike.

Në vend të tij në drejtimin e Kadastrës së Elbasanit u emërua Gentian Mahmutaj, i cili më parë ushtronte detyrën e përgjegjësit të departamentit tekniko-ligjor në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.


Start News

Reklama
Back to top button