Murtaja pneumonike në Siberi/ Vdes një punonjëse 28-vjeçare në një laborator mjekësor, 200 persona në karantinë

Share

Një grua 28-vjeçare ka vdekur nga murtaja pneumonike në qytetin siberian të Irkutskut, në Rusi, ndërsa deri në 200 persona që mund të kenë pasur kontakt me të janë vendosur në karantinë, raportojnë mediat ruse.

Viktima, Daria Shipilova, ishte teknike laboratori dhe dyshohet se e kishte marrë infeksionin gjatë punës në Institutin e Kërkimeve të Murtajës në Irkutsk. Sipas raportimeve, ajo mund të jetë infektuar pas thyerjes së një epruvete në laborator.

Autoritetet kanë vendosur në karantinë personat me të cilët 28-vjeçarja mund të ketë pasur kontakt, ndërsa nuk ka pasur menjëherë një deklaratë zyrtare nga Ministria ruse e Shëndetësisë.




starnews.al

Reklama
Back to top button