
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Castel D’Azzano të Italisë, ku tre policë humbën jetën dhe 13 të tjerë, mes të cilëve edhe ushtarë, u plagosën nga një shpërthim i fuqishëm në një shtëpi private.
Sipas informacioneve të para, forcat e rendit ishin duke ndërhyrë për evakuuimin e banorëve. Bëhet fjalë për një shtëpi 2-katëshe që u shemb, duke zënë brenda forcat policore.
Ministri i Mbrojtjes italian, Guido Crosetto, i shprehu ngushëllimet e tij familjeve të viktimave, duke përmendur emrat e tre carabinierëve: Marco Piffari, Davide Bernardello dhe Valerio Daprà. Të tre punonin në Padova dhe Mestre.
Po si ndodhi ky shpërthim?
Autoritetet dyshojnë se shpërthimi ka ndodhur nga rrjedhja e gazit në banesë, megjithatë nuk përjashtoht mundësia që banorët e asaj shtëpie, tre vëllezër, mund të jenë autorët, pasi ata kishin kërcënuar më parë se do ta shkatërrojnë banesën.
Shtëpia ishte mbushur me gaz dhe shpërthimi ndodhi sapo u hap dera dhe banesa u shkatërrua plotësisht
Tre vëllezërit Ramponi janë të njohur për episodet e mëparshme me gaz, të cilat ndodhën në vitin 2024.
Ngjarja është cilësuar nga autoritetet si tragjedi e madhe duke nxjerrë në pah rreziqet ekstreme të ndërhyrjes në situata ku ekziston kërcënimi i shpërthimeve të qëllimshme.
Start News