Mashtrimet online për të zhvatur para/ Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve: Shmangni aplikimet

Policia e Shtetit, ka nisur hetimet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive që zhvillohen online, për të përfituar para nga qytetarët. Hetimet penal lidhen me një skemë të dyshuar investimesh piramidale, nëpërmjet platformave online, ku përmes mashktimit u merren para qytetarëve.
Policia e Shtetit, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin aplikimet, ose përfshirjen në platforma të tilla, të cilat premtojnë fitime të menjëhershme dhe të paverifikuara.
Për çdo dyshim apo informacion që mund të ndihmojë hetimin, ju inkurajojmë të kontaktoni menjëherë strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit, konkretisht ato të Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik dhe të Drejtorisë së Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DPPSh, si dhe të sektorëve përkatës në çdo DVP.