Aktualitet dhe Lajme

Pas ultimatumit të Ramës, japin dorëheqjen të gjithë drejtorët e Bashkisë se Vlorës

Share

Pas takimit të zhvilluar ditën e djeshme me strukturat në qytetin e Vlorës nga kryeministri Edi Rama, mësohet se të gjithë drejtorët e bashkisë kanë dhënë dorëheqjen.

Gjatë takimit me përfaqësuesit e pushtetit vendor në Bashkinë e Vlorës, kryeministri Edi Rama, ka shprehur kritika dhe pakënaqësi për punën e kryer nga ky institucion në pikun e sezonit turistik, duke i kërkuar kryebashkiakut Ermal Dredha, të shkarkojë të gjithë drejtorët e bashkisë.

Burime bëjnë me dije se, Rama i ka tërhequr vëmendjen kryebashkiakut Dredha.

Gjithashtu, ndryshimet kanë prekur edhe socialistët e Vlorës. Rama ka komanduar si drejtues të PS në qytetin bregdetar, Klevis Kason dhe Eriona Ismailin.

Gjatë kësaj vizite në Vlorë, Edi Rama, shoqërohej nga Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku dhe që pas 34-vjetorit të PS-së, ka nisur një tur takimesh në të gjithë vendin.

Të mërkurën zhvilloi një mbledhje në Cerrik, ku u tërhoqi vëmendje kryebashkiakëve të Qarkut të Elbasanit, për mungesë vëmendjeje ndaj zhvillimit të zonave rurale.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button