Parashikimi i motit 3 Korrik 2025, temperatura deri në 40°C

Ditën e sotme në vendin tonë, vijon depërtimi i masave ajrore të nxehta nga Afrika drejt rajonit të Ballkanit, duke sjellë edhe në vendin tonë mot të kthjellët dhe temperatura të larta.
Herë pas here priten vranësira të lehta e kalimtare në zonat verilindore dhe juglindore të Shqipërisë.
Parashikohet që pasditja dhe nata të mbeten të kthjellëta dhe të nxehta në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit, deri në 40°C pritet vlera maksimale në qarkun e Elbasanit dhe Beratit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht verior, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.