Aktualitet dhe Lajme

Shyqyr që nuk kam babën gjallë/ Ironia e Korreshit në Kuvend: Kam ardhur të flas për hallet e patronazhistëve, Lushnjen e ka marrë malli për zgjedhjet dhe premtimet

Share

Këtë të enjte, deputeti i PD në Lushnje, Saimir Korreshi, ka ironizuar me tone të ashpra në Kuvend, ku ndryshe nga herët e tjera, ku tha se nuk kishte dalë për të folur për hallet e fermerëve, por për “hallet e patronazhistëve”.

Korreshi ironizoi situatën paszgjedhore në Lushnje, ku sipas tij, “gjendja civile i duhet prape punë që të shpërngulë 1200 ardhur nga Tirana 6 muajt e fundit në Lushnjë dhe t’i dërgoj prap ne Tiranë”.

“Menduan se do ishin pushim këtë tre muajt e beharit dhe ranë në qetësi, por jo, se pas dasme paska prape për të pastruar pjata e filxhan”, tha ai.

Sipas Korreshit, Lushnja është rikthyer si para gjashtë muajsh, ku dritat që visheshin me urgjencë nuk po ndizen më, koshat e plehrave vazhdojnë si para lufte të jenë prapë mullarë.

“E kësisoj, Lushnjën e mori malli për zgjedhjet, premtimet, po i bien telefonat dhe janë të fikur, të të gjithë atyre që iu bën”, tha ai.

Më tej, Korreshi tha se teksa shikon se si janë trajtuar patronazhistët, duke u kërcënuar me vendin e punës, është i lumtur që nuk ka babain gjallë.

“Kur e mendoj se si ju kanë trajtuar, them shyqyr që nuk e kam babën gjallë, se tre mandate rresht, na liroi nënën, e do kthehet nga baba, shyqyr unë shpëtoj te kjo pjesë”, tha ai.

Korreshi: Zakonisht në këtë Parlament flas për hallet e popullit, të fermerëve nga andej nga vijë, por këtë herë vij për hallet e patronazhistëve. Ka një mesazh, na mori malli se gjendja civile i duhet prape punë që të shpërngulë 1200 ardhur nga Tirana 6 muajt e fundit në Lushnjë dhe t’i dërgoj prap ne Tiranë. Menduan se do ishin pushim këtë tre muajt e beharit dhe ranë në qetësi, por jo, se pas dasme paska prape për të pastruar pjata e filxhan.

Lushnja për fatin tonë të keq, i ikën qindra drejto, në Rrapës nuk do haet më qofte dhe do pihet raki, dritat që iu visheshin me urgjencë nuk po ndizen më, koshat e plehrave vazhdojnë si para lufte të jenë prapa mullarë, fillojnë era e pordhës së plevitosur që na ofrojnë fabrikat. E kësisoj, Lushnjën e mori malli për zgjedhjet, premtimet, po i bien telefonat dhe janë të fikur, të të gjithë atyre që iu bën.

Dua vendet e punës, që u shitën. Si u shitën? Presioni në maksimum, lozin me bukën e kalamajve, nuk ka asnjë të keqe këtu që këtë e di çdo punonjës. Nuk ka asnjë njësi administrative që nuk punoj orar pa orar, jo se do rritej në detyrë, por se do hiqej nga puna nëse nuk bënte detyrën e patronazhimit.

Ikën të deleguarit dhe të nen deleguarit, ikën drejtori i OSHEE, e të tjerë me radhe që premtuan qe bujku do të vadiste me një sitëm me ujë të gazuar, deri këtu arritën premtimet. Sot, kemi gdhirë prap si para 6 muajve, hall mbi hall, shalqiri pa shit, gruri ka dy vite që nuk mbillet dhe shitet, sot në vend të lopëve kemi vajin e palmës. Të gjithë baçot që kemi, iu premtuan jepi me vaj palme tani, le të hap populli se zgjedhjet i fituam.

Kur e mendoj se si ju kanë trajtuar, them shyqyr që nuk e kam babën gjallë, se tre mandate rresht, na liroi nënën, e do kthehet nga baba, shyqyr unë shpëtoj te kjo pjesë. Të gjithë do brohorisni për këtë. Sot dhimbja është në maksimum, asgjë nuk ka ndryshuar.

Sot të thonë që mbaroj 200 mijë lekshi që i dhanë për zgjedhje. Sot hapen të gjithë, të majte e të djathtë. S’ka më dollira, se iku ajo e KESH-it. Rruga ngeli përgjysmë para zgjedhjeve. Lejet e legalizimeve, shikoni ato te Agjencisë së Kadastrës, hapini të gjitha lejet dhe shikojini janë ata që iu kishin premtuar votë.

Një këtu e një atje! Shikoni me skenën e naftës, lista e përfituesve që ku e kanë kanalizuar votë, a mund të quhet kjo vjedhje? Unë mendoj se po, se deri te drejtori i spitalit që lëvizte me ambulance natën pa pasur asnjë të sëmurë, nuk e di se si mund të quhet.

Si burgu, i rri lepe peqe çdo drejtor i burguat dhe fiton 100% pushteti, ai që e ka fut brenda. Si ka mundësi që ai bugaxhiu atje, që ka harruar emrin e nënës së vet për aq vite, të gjej pikërisht atë kandidat të caktuar, masivisht. Këtë edhe bufi natën e gjen. Unë po e mbyll shkurt, jam këtu për të folur për hallet e juaja, por sot jam i lumtur që s’kam babën gjallë.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button