Tensione e sherr në GJKKO/ Përplasje mes prokurorëve dhe avokatëve të Erion Alibejt, braktiset salla

Seanca e radhës ndaj të pandehurve të dosjes “Plumbi i artë”, u shoqërua me tensione të forta mes avokatëve dhe prokurorëve, që kulmoi me braktisjen e sallës nga disa prej avokatëve.
Në seancën e së enjtes avokatët duhet t’i drejtonin pyetje të penduarit Erion Alibej. Avokatët nga ana e tyre, kërkuan që t’ju vihen në dispozicion 6 deklarime të Alibejt, që nuk i zotërojnë.
Kërkesa u refuzua nga prokurorët, që pretenduan se deklarimet në fjalë nuk i përkasin kësaj çështjeje, por fakteve të tjera penale.
Gjithë debati u shoqërua me tone të larta dhe pas përplasjeve verbale me prokurorin Behar Dibra, 4 nga avokatët braktisën sallën dhe në të njëjtën kohe u larguan edhe të pandehurit.
Pas situatës së krijuar gjykata ndërpreu seancën dhe vendosi gjobë me nga 30 mijë lekë për 4 avokatët.