Dibrani që shkëlqeu në Londër: Ardian Kujtim Cani fiton Rripin ABA në Kampionatin Ndërkombëtar të Boksit

Dibrani që shkëlqeu në Londër: Ardian Kujtim Cani fiton Rripin ABA në Kampionatin Ndërkombëtar të Boksi
Londër, Qershor 2025 – Një tjetër emër dibran i bashkohet listës së kampionëve ndërkombëtarë! Boksieri i ri Ardian Kujtim Cani, me origjinë nga fshati Zall Dardhë në Dibër, ka rrëmbyer fitoren në një nga turnetë më prestigjioze të boksit amator në Britani – London ABA International Belt Tournament.
Ardiani, i cili është shpërngulur në Londër në moshë të re, ka treguar se rrënjët e tij dibrane dhe përkushtimi ndaj sportit janë forca që e çuan drejt këtij suksesi. Ai nisi stërvitjet për boksin që në Dibër, që në moshën 13-vjeçare, duke ndërtuar themelet e një karriere premtuese.
Në këtë turne të zhvilluar në Wodson Park Sports Centre, Ardiani arriti të mposhtte dy kundërshtarë të fortë: një nga Spanja dhe një tjetër nga Anglia, duke siguruar Rripin ABA, simbol i kampionëve në këtë event ndërkombëtar.
Ky sukses është një shembull frymëzimi për të gjithë të rinjtë shqiptarë në diasporë dhe sidomos për ata që kanë pasionin dhe vullnetin për sportin.
—
🇦🇱 Urime Ardianit për këtë arritje!
Dibranët janë krenarë për ty!
Suksese të tjera të presin përpara!