Aktualitet dhe Lajme
Plas grushti në qendrën e numërimit në Kashar, vëzhguesi godet kryetarin e KZAZ (VIDEO)

Procesi i numërimit të votave në njësinë administrative Kashar, është pezulluar përkohësisht pas një incidenti të rëndë të ndodhur në ambientet e Qendrës së Numërimit.
Sipas burimeve zyrtare, një prej vëzhguesve të Ornaldo Rakipit, ka goditur me grusht kryetarin e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ).
Ngjarja ka ndodhur në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të tjerë, duke sjellë tension dhe ndërprerje të menjëhershme të punës.