Aktualitet dhe Lajme

Votat e diasporës/ Kryeson PS, ja si renditen partitë e tjera

Share

Mëngjesin e sotëm, ka rinisur procesi i numërimit të votave të diasporës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku deri më tani janë numëruar 38,806 zarfe nga gjithsej 194,889, që përbën rreth 20% të totalit. Deri më tani vetëm 243 vota kanë rezultuar të pavlefshme.

Të dhënat paraprake tregojnë se PS kryeson bindshëm edhe në votën e emigrantëve, duke marrë 21,305 vota ose 55.3% të totalit të deritanishëm.

Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë e Madhe me 10,951 vota (28.42%), ndërsa Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, vijon të ketë mbështetje të konsiderueshme me 3,161 vota (8.20%).

Këto rezultate konfirmojnë avantazhin e qartë të PS në shumicën dërrmuese të territorit, duke siguruar një bazë të fortë elektorale në jug dhe qendër të vendit, ndërsa opozita arrin të mbajë vetëm dy bastione në veri.

Sipas të dhënave zyrtare, PS del forcë e parë në 10 nga 12 qarqe, me përqindje të theksuara në disa prej tyre:

Berat: PS 69%, PD 14%

Fier: PS 65%, PD 17%

Durrës: PS 65%, PD 25%

Dibër: PS 64%, PD 27%

Elbasan: PS 61%, PD 21%

Vlorë: PS 60%, PD 15%

Gjirokastër: PS 57%, PD 24%

Korçë: PS 56%, PD 27%

Lezhë: PS 49%, PD 36%

Tiranë: PS 47%, PD 35%

Si renditen forcat e tjera:

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka siguruar 8.20%.

Partia Mundësia ka marrë 3.05% të votave.

Lëvizja Bashkë rezulton me 2.42%.

Partia Socialdemokrate (PSD) ka marrë 0.94%.

Partia Koalicioni Euroatlantik ka arritur 0.64%.

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 0.59%.

Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 0.26%.

Lëvizja Atdheu ka marrë 0.13%.

Sakaq, procesi i numërimit të votave të mbërritura nga Greqia është bllokuar për shkak se KQZ pranoi kërkesën e PD, e cila kërkoi që çdo zarf me fleta votimi nga emigrantët në shtetin fqinj të vendoset mënjanë dhe të mos numërohet me pretendimin se nuk janë plotësuar nga votuesit.

Procesi i numërimit të votave të mbërritura nga Greqia, është bllokuar për shkak se KQZ pranoi kërkesën e PD , e cila kërkoi që çdo zarf me fleta votimi nga emigrantët në shtetin fqinj të vendoset mënjanë dhe të mos numërohet me pretendimin se nuk janë plotësuar nga votuesit.

Në konferencë për mediat, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha se PD nuk ka dërguar asnjë provë për shkelje të ligjit me votat në Greqi.

Por, gjithsesi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka vendosur të pranojë kërkesën e Partisë Demokratike, për të bllokuar procesin e numërimit të votave të diasporës nga Greqia.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button