Aktualitet dhe Lajme
Cërriku zgjedh Partinë Socialiste! Përfundon numërimi i votave, PD forca e dytë politike

Në bashkinë e Cërrikut ka përfunduar procesi i numërimit ku ka fituar PS me 7021 vota, ose 59.53%. Forca e dytë politike renditet Koalicioni PD- Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 3643 vota ose 29.36 %.
Ndërkohë partitë e tjera vijojnë si më poshtë:
Nisma Shqipëria Bëhet – 741 vota.
Lëvizja Bashkë – 86 vota.
Lëvizja Atdheu – 6 vota.
Koalicioni Euroatlantik – 94 vota.
Partia Socialdemokrate – 208 vota.