Aktualitet dhe Lajme
Tentativë për blerje vote? Eksponentë të PD bllokuan mbrëmë dy automjete u gjetën 4.500 euro, në një nga makinat ishte edhe sekretari i PS në Klos (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme, eksponentë të Partisë Demokratike, kanë bllokuar dy automjete në Maqellarë, në njërin prej të cilëve ishte edhe sekretari politik i PS në Klos, dhe dy persona të tjerë.
Nga kontrolli në një nga automjetet janë gjetur 4 mijë e 500 euro dhe tollona nafte.
Në makinën e dytë, pronë e një biznesmeni, nuk janë gjetur sende të paligjshme.
Partia Demokratike, pretendoi për shitblerje të votës dhe kanë bllokuar automjetet deri në ardhjen e Prokurorisë, që kreu më pas kontrollet.
Ndërkohë, janë sekuestruar telefonat e personave në automjete./ BalkanWeb