Aktualitet dhe Lajme

Kush është mjekja që i shpërthyen makinën me tritol (EMRI+FOTO)

Share

Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol, i regjistruar gjatë natës së kaluar në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në parkimin e një spitali privat në rrugën “Pjetër Budi”, në zonën e Saukut në kryeqytet.

Shënjestër e shpërthimit me tritol, ka qenë shtetasja Matilda Kaja, me profesion mjeke.

Lënda plasëse ishte vendosur në gomën e parë të automjetit të mjekes Kaja, teksa shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:55.

Si pasojë e shpërthimit ka patur vetëm dëme materiale, ku mediat raportojnë sa janë thyer dhe xhamat e pallati pranë spitalit.

Ende nuk dihen motivet që lidhen me këtë ngjarje, teksa mjekja Matilda Kaja, pritet të merret në pyetje nga Policia, për të dëshmuar se tek kush mund të dyshojë dhe a ka patur konflikte kohët e fundit.

Policia tha se grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe sqarimin e rrethanave të rastit./Boldnews.al




Huazuar nga albeu.com

Back to top button