Aktualitet dhe Lajme

Tragjedi në familjen e influencueses: Humb jetën vajza e saj 12-muajshe

Share

Influencuesja, Lizzie Kieffer, ka ndarë me ndjekësit e saj një dhimbje të papërshkrueshme: vajza e saj e vogël, Lilian “Lily” Louise, ndërroi jetë në datën 23 prill, vetëm disa javë pasi ajo kishte zbuluar se ishte në pritje të fëmijës së saj të tretë.

Në një postim emocional në rrjetet sociale më 26 prill, Kieffer shkroi:
“Ne jemi të shkatërruar. E mërkura na solli një makth që kurrë nuk mund ta imagjinonim. Lily jonë ndërroi jetë.”

Lizzie shpjegoi se pavarësisht që vogëlushja nuk kishte shfaqur kurrë shenja të shqetësimit, mjekët zbuluan pas vdekjes një masë të madhe në trurin e saj. Testime të mëtejshme pritet të japin më shumë përgjigje në muajt në vijim.

“Ditët tona janë të shkruara para se të formohemi, dhe në 374 ditët e jetës së saj, Lily na mësoi më shumë seç shumëkush mund të mësojë në një jetë të tërë,” shkroi Lizzie, duke theksuar edhe mbështetjen që ajo dhe bashkëshorti i saj Matt kanë gjetur tek besimi i tyre fetar.

“Ne nuk kemi përgjigje dhe nuk e dimë pse ky është plani i Zotit për jetët tona. Por dimë që Zoti është besnik dhe ndriçon edhe vendet më të errëta. Ne ndiejmë praninë e Lily-t dhe e dimë që ajo është në parajsë, duke luajtur në pishinën e saj të topave ose duke vozitur makinën e saj të vogël të kuqe,” shkroi ajo.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button