Aktualitet dhe Lajme
Partia Socialiste ndërpret fushatën më 26 prill për të respektuar funeralin e Papa Françeskut

Të shtunën e 26 prillit, Partia Socialiste ka vendosur që të ndërpresë fushatën zgjedhore në mbarë vendin, për të respektuar ditën e zisë së shpallur për vdekjen e Papa Françeskut.
Edi Rama kishte planifikuar që gjatë së shtunës të ishte në Qarkun e Fierit, por nuk do të udhëtojë.
Ndërsa Sali Berisha deklaroi se do të vijojë takimet e tij elektorale, por duke respektuar disa rregulla të mortit. Kryedemokrati tha se aktivitetet elektorale të Partisë Demokratike do nisin me një minutë heshtje dhe nuk do shoqërohen nga kolona zanore të fushatës.