Aktualitet dhe Lajme

Ilir Meta tregon vendimin e jetës: Donte kurajo dhe këmbëngulje: Edhe njëqind herë të tjera të kthehesha përsëri do ta bëja

Share

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, shprehetse vendimi për Parkun Rinia në Tiranë, kur ai ishte kryeministër ka qenë një ndër vendimet më të rëndësishme në jetën e tij.

Meta thotë se vendimi për të prishur shumë ndërtime pa leje në Tiranë, kërkonte kurajë dhe vendosmëri.

Meta e konsideron sfidë shumë e madhe që përfundoi me sukses të plotë.

“Edhe njëqind herë të tjera të kthehesha në kohë do të merrja të njejtat vendime, me vendosmëri të palëkundur, sepse e mira e komunitetit ka qenë dhe do të mbetet “Ylli Polar” i imi në marrjen e vendimeve”, shkruan Ilir Meta.

Postimi i Metës:

Si qytetar i Tiranës dhe si Kryeministër, e kam konsideruar vendimin tim për Parkun “Rinia” në kryeqytet, si një nga vendimet më të rëndësishme të jetës time.

Vendimi për prishjen e një numri shumë të madh ndërtimesh pa leje dhe shpëtimi nga degradimi shumë i rëndë i këtij parku në zemër të Tiranës, ishte një vendim tepër i vështirë për shumë arsye, ndaj edhe kërkonte shumë kurajo, kembengulje dhe vendosmëri për ta cuar deri në fund atë.

Rikthimi i Parkut “Rinia” në të gjithë bukurinë e tij të mëparshme dhe prishja e largimi i mijëra ton mbeturinash ndërtimi, ishte një sfidë shumë e madhe që përfundoi me sukses të plotë.

Edhe njëqind herë të tjera të kthehesha në kohë do të merrja të njejtat vendime, me vendosmëri të palëkundur, sepse e mira e komunitetit ka qenë dhe do të mbetet “Ylli Polar” i imi në marrjen e vendimeve.

Respekt për këdo bashkëpunëtor timin, që në atë kohë kontribuoi ndershmërisht në këtë aksion që ka mbetur i skalitur në historinë e Tiranës.

✅️???? VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

✅️???? VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë




Huazuar nga albeu.com

Back to top button