Aktualitet dhe Lajme

Tragjedia e dytë brenda pak orësh! Rrëzohet avioni në Illinois, vdesin pasagjerët

Share

Tjetër tragjedi!

Katër persona humbën jetën në mëngjesin e sotëm pasi një avion i vogël u rrëzua në Illinois, SHBA. Avioni ishte nisur nga qyteti Menomonie, Wisconsin, dhe u rrëzua rreth orës 10:15. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) mori përsipër hetimin për shkaqet e aksidentit, duke e identifikuar avionin si model Cessna C180G. Pas aksidentit, rrugët në zonë u mbyllën dhe guvernatori i shtetit, J.B. Pritzker, u bëri thirrje qytetarëve që të ndiqnin udhëzimet e autoriteteve.

Tragjedia në Illinois erdhi vetëm një ditë pas një tjetër përplasjeje avioni, kur një aeroplan u rrëzua në një lumë Nebraska të premten mbrëma, duke vrarë të tre personat në bord. Brenda të njëjtit muaj, një aeroplan privat u rrëzua në Nju Jork ndërsa po përpiqej të ulej, pa të mbijetuar. Më herët, tre persona humbën jetën në një aksident avioni në zonën e Boca Raton të Floridës.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button