Aktualitet dhe Lajme

Papa Françesku bën thirrje për paqe në Ukrainë gjatë mesazhit të Pashkëve

Share

Papa Françesku foli edhe për luftën në Ukrainë, kur bëri një paraqitje të shkurtër për të bekuar turmat e mbledhura për të festuar të dielën e Pashkëve në Vatikan.

Sipas mediave të huaja, kjo ishte shfaqja e parë e rëndësishme publike e papës 88-vjeçar, që kur u largua nga spitali, ku u trajtua për pneumoni të dyfishtë.

“Vëllezër dhe motra, Gëzuar Pashkët!”, arriti të thoshte Papa Françesku, përpara se një ndihmës të lexonte pjesën tjetër të bekimit dhe fjalimit të tij vjetor Urbi et Orbi, i cili bëri thirrje për t’i dhënë fund konflikteve në Ukrainë dhe Gaza.

“Krishti i ringjallur i dhuroftë Ukrainës, të shkatërruar nga lufta, dhuratën e tij të Pashkëve të paqes dhe inkurajoftë të gjitha palët e përfshira që të ndjekin përpjekjet që synojnë arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, thuhet në mesazh.

Kujtojmë se edhe ditën e sotme kur kremtohen Pashkët, pavarësisht një armëpushimi të shpallur nga Putin, luftimet kanë vijuar.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button