Gjykata rrëzoi vendimin e presidentit, Donald Trump ndalon pjesëmarrjen e “Associated Press” në Zyrën Ovale

Pavarësisht urdhërit të gjykatës, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump nuk ka lejuar prezencën e një fotografi dhe reporteri të medias Associated Press, për të marrë pjesë në konferencën për shtyp në Zyrën Ovale me homologun nga El Salvador, Nayib Bukele.
Donald Trump kishte përjashtuar Associated Press nga mbulimi I ngjarjeve në Shtëpinë e Bardhë për shkak se kjo media amerikane në artikujt e saj I referohej Gjirit të Meksikës me po këtë emër, ndërsa Presidenti Amerikan ka vendosur ta quaj atë Gjiri I Amerikës.
Associated Press kishte paditur administratën në shkurt, duke e cilësuar masën ndëshkim për qëndrimin e saj editorial. Vendimi i Gjykatës nuk do të hyjë në fuqi deri të dielën për ti dhënë mundësinë administratës Republikane që ta apelojë atë.
Zëdhënësja e Associated Press, Lauren Easton, e quajti vendimin “një fitore për lirinë e shtypit dhe të drejtën për të folur lirshëm pa ndëshkim nga qeveria.”