Aktualitet dhe Lajme

Giorgia Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët, shembull për Europën

Share

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka vlerësuar nismën e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që në samitin e liderëve të BE-së t’i hapet rruga marrjes për bazë të modelit italo-shqiptar për hapjen e qendrave për menaxhimin e azilkërkuesve jashtë BE-së.

“Përsa i përket protokollit me Shqipërinë ju i kuptoni arsyet pse për momentin zbatimi i tij është pezulluar. Kjo çështje po shqyrtohet nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë. Shumica e shteteve anëtare të BE-së dhe Komisioni Evropian mbështesin qëndrimin e qeverisë italiane për këtë çështje. Në propozimin e presidentes së KE, Ursula von der Leyen për Këshillin Evropian, që mblidhet këtë fundjavë, thuhet se duhen hapur qendra pritjeje në shtete të treta jashtë BE-së, për shqyrtimin e kërkesave të azilkërkuesve.

Kjo nuk do të ndodhte nëse Italia nuk do të kishte kurajon që të inicionte protokollin me Shqipërinë. Me këtë kurajo ne u përcollëm të tjerëve në BE zgjidhje inovative për të përballuar së bashku flukset emigratore”.-tha Meloni.

Meloni tha se Italia përshëndet propozimin e Komisionit Evropian për reformën e kuadrit legjislativ evropian për riatdhesimet, nëpërmjet kalimit nga një Direktivë në një Rregullore të zbatueshme drejtpërdrejt në 27 Shtetet Anëtare.

“Ne e konsiderojmë atë një zhvillim jashtëzakonisht të rëndësishëm, gjithashtu për të harmonizuar praktikat e shteteve të ndryshme anëtare dhe për të bërë veprimet e riatdhesimit të atyre që nuk janë të mirëpritur në Bashkimin Evropian: nëse hyni ilegalisht në Evropë, nuk mund të qëndroni në territorin tonë”, tha kryeministrja italiane Giorgia Meloni.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button